Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka paralajmëruar vizitë të ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë.
Por, Haxhiu nuk është ende e sigurt nëse ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentari Kadri Veseli, do të pranojnë ta takojnë.
“Nuk mund të them me siguri se do t’i takoj të gjithë, pasi zoti Thaçi e Veseli kishin refuzuar t’i takonin përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë gjatë një vizite që këta të fundit kishin pasur në Hagë”, ka deklaruar ministrja.
Haxhiu ka thënë se për gjithçka nga këto takime do të informojë publikun.
Ajo ka deklaruar se të hënën mund të ketë konfirmim të takimeve me ish-eprorët e UÇK-së.