Ushtria ruse nuk ka kursyer as gazetarët në Ukrainë, disa prej të cilëve i ka vrarë. Së fundmi, është ekipi britanik i “Sky News” që u përball përsëri me një sulm nga trupat ruse në qytetin Chernihiv.
Operatorët dhe gazetarët u sulmuan ndërsa përpiqeshin të kalonin një urë të përdorur nga civilë, mjekë dhe ekipet e shpëtimit në Ukrainë.
Korrespondentja 59-vjeçare Alex Crawford dhe ekipi i saj duket se po përpiqen të kalonin lumin Desna. “Ndalo, ne jemi thjesht gazetarë!” dëgjohet të thotë ekipi, ndërsa plumbat binin mbi makinën me të cilën po hipnin.
Momentet dramatike u regjistruan në kamera, Crawford përpiqej të përfundonte raportin e saj për sulmin e befasishëm, ndërsa anëtarët e ekipit televiziv ranë përtokë.