Mesditën e sotme një përfaqësi e grupit të Rithemelimit ishin në selinë e PD-së për të monitoruar heqjen e fortifikimeve dhe blindave.
Ndryshimi nis nga roja. Flamur Noka deklaroi se do rikthehet në detyrë roja historik i selisë blu, Pëllumb Matraku, i cili u largua nga detyra disa ditë para përplasjes së 8 janarit. “Që nga sot do rikthehesh në krye të detyrës!” u shpreh Flamur Noka.
Pëllumb Matraku deklaroi para protestës së 8 janarit se vendosi të largohet nga detyra pasi nuk i pëlqenin reagimet që po ndodhin mes demokratëve.
”Kam punuar 24 vite në PD. Jam shumë krenar që kam punuar me profesor doktor Sali Berishën. Në 2 legjislaturat e fundit kam punuar me Lulzim Bashën, i jam shumë mirënjohës.
Sot bëra një largim para kohe sepse nuk më pëlqejnë disa reagime mes demokratësh. Bëni mirë të gjeni gjuhën, mos i bëni qejfin të tjerëve”- shkruante asokohe Pellumb Matraku, por sot është rikthyer në detyrë.