-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Noka nxjerr telefonin: Fotot, njeriu i Bashës takoi gjyqtarin që i dha vulën Berishës

Kryesoret

Deputeti Flamur Noka nuk e mohon takimin e Agron Zhukrit me anëtarë të grupit të Rithemelimit, por kaloi në sulm kur u shpreh se disponon pamje që një njeri i afërt i Lulzim Bashës takoi gjyqtarin, i cili dje vendosi që vulën e partisë Demokratike t’ia japë Sali Berishës.

Deklarata e Flamur Nokës ishte një përgjigje për pasardhësit e Lulzim Bashës në selinë blu, që akuzuan se gjyqtari përpara vendimit ka takuar një prej anëtarëve të grupit të Rithemelimit që drejtohet nga Sali Berisha.

“Nëse është takuar me ndonjë qytetar të lirë të këtij vendi, unë nuk e di ku qëndron problemi, doja të hidhja pas krahëve shantazhin që iu bë gjyqtarit 12 orë përpara vendimit.

Ne sot jemi për të përcjellë mesazhin e bashkimit. Unë kam edhe fotografi, që Zhukri është takuar me njerëzit me të afërt të Bashës, por për mua nuk ka rëndësi ajo. E drejta e cdo qytetari është të takohet me cdo kënd, i disponoj tani në telefon fotografitë.

Por nuk do të thotë gjë. Nëse inskenon një skenë kriminale është tjetër gjë. Ne jemi në demokraci. Të të shpall armik pse takove kundërshtarin nuk është demokraci kjo” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit