-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Nuk del e gjallë”! Gruaja: Burri xheloz më rrahu me rripin e pantallonave dhe më hodhi nga ballkoni (Ekskluzive)

Kryesoret

Sot gjykata e Tiranës vendosi që të linte në burg pa afat Dilaver Idrizin, i cili dhunoi dhe më pas hodhi nga ballkoni partneren e tij, Valbona Hyseni, e cila ndodhet në spital. Idrizi fillimisht tentoi që të fshihte ngjarjen, madje duke kërcënuar me vdekje partneren, por ajo tregoi gjithçka. Sherri mes tyre filloi për disa mesazhe të ardhura në telefonin e Idrizit për festën e 8 Marsit. Në datë 11 mars, pasi e mori nga puna, Idrizi mbylli dyert dhe dritaret dhe filloi ta rrahë me rripin e pantallonave dhe më pas e hodhi partneren nga ballkoni. “5pyetjet.al” ka siguruar dosjen ekskluzive me dëshminë e gruas, Valbona Hysenit.

“Dilaveri ne ate kohe ka qene me telefon ne dore dhe ka nisur duke sharë dhe ofenduar ne drejtim te saj duke i thene se kush ti dërgoi mesazhetper festen e gruas dhe ajo i ka thënë se ato urime ishin nisur me pare, ne telefonin e tij pasi ajo nuk kishte telefon dhe ai nuk e linte qe te mbante, por ai eshte nervoz. Ne kete moment duke qene i nevrikosur eshte ngritur dhe ka mbyllur dyer dhe dritaret dhe ka nis ta gjuajë me grushta dhe shkelma duke marre dhe nje rrip pantallonash i cili ishte i varur dhe ka nisur ta qellojë pa pushim duke e lene te shtrire ne toke. Ajo i ka kerkuar qe te ndalonte dhe mos ta gjuante me shume sepse ishte e semure, por ai nuk ka reshtur duke e qelluar dhe kanosur me fjalet se do te vras dhe nuk del e gialle nga kjo shtepi, dhe duke qene ne nje gjendje te rende i ka kerkuar ujë pasi ajo nuk ndjehej mirë per shkak te kesaj dhune por ai ka marre goten me uje dhe ja ka hedhur ne fytyre. Eshte pyetur ne lidhje me faktin se si ajo kishte rene nga ballkoni, dhe ka deklaruar se nuk mbante mend asgje pasi ajo ka qene pa ndjenja e shtrire ne dysheme dhe nuk kishte mundesi te ngrihej nga vendi dhe vetem sa ishte permendur kur kishte rene ne toke nga shembja dhe demtimi qe kishte marre, dhe duke kerkuar ndihme gjysem zeri. Eshte pyetur nese mbante mend se kush person kishte shkuar per ti dhene ndihmen e pare, dhe ka deklaruar se nuk mbante mend asgje pasi kishte qene pa ndjenja.

Eshte pyetur se kur kjo kishte filluar te behej me mire dhe te komunikonte nese kishte bere ndonje bisede me bashkeshortin, dhe ajo ka deklaruar se pasi kam filluar te behem me mire dhe te flas aty ka qene bashkejetuesi Dilaveri i cili per asnje moment nuk eshte larguar duke me thene kur ishim te vetem duke me kercenuar me jete mua dhe femijet qe te thoja se isha rrezuar pasi kisha qene duke ndere rrobat ne tel se perndryeshe do te me vriste. Eshte pyetur nese ajo ishte pyetur nga stafi mjeksore per te dhene detaje per ngjarjen, dhe shpjegon se ishte pyetur dhe ju kishte thene siç i kishte thene ai, pasi ai I qendronte vazhdimisht prane me qellim per te mos lene vetem qe ajo te fliste. Eshte pyetur sepse ishte kjo lloj sjellje dhe ka deklaruar se kjo dhune ka qene pothuajse qe ne fillimet e njohjes me kete person pasi ai ishte shume xheloz por per shkak te femijeve ishte munduar ta mbante si lidhje. Eshte pyetur nese kjo dhune ishte ushtruar dhe ne prezence te femijeve dhe ka deklaruar se dhe femijet kane qene prezent kur ai e dhunonte. Ne lidhje me kete ngjarje eshte komunikuar me vajzen e te demtuares per tu paraqitur ne polici dhe per te dhene shpjegime per ngjarjen” thuhet në dosjen e siguruar nga “5pyetjet.al”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit