Mbrëmjen e sotme akrepat e orës shkojnë 60 minuta para duke shënuar zyrtarisht rivendosjen e orës diellore.
Prandaj, orët që kërkojnë ndërhyrje manuale duhet të zhvendosen me një orë përpara, nga ora 2:00 deri në 3:00.
Ndryshimi i orës do të bëhet në orën 2:00 të mëngjesit, por kjo nuk do të thotë se duhet të ndërprisni gjumin. Orët e dorës klasike dhe të gjitha orët analoge në përgjithësi mund të rregullohen të shtunën në mbrëmje, para se të shkoni në shtrat, në mënyrë që të vendosni paraprakisht ritmin tuaj në orën e ditës.
Ora verore do të qëndrojë në fuqi deri në fundjavën e fundit të tetorit: ndërmjet të shtunës 29 dhe të dielës 30 tetor 2022, ku akrepat do të ndryshojnë 60 minuta, duke shënuar kështu rivendosjen e orës diellore.