Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar Ervin Bushatin nga posti drejtorit të postës shqiptare.
Në vend të Bushatit në krye të këtij institucioni është komanduar Anisa Kaltanji.
Bushati qëndroi në këtë detyrë për vetëm disa muaj që pas marrjes së emërimit në shtator të vitit të kaluar.
Ervin Bushati nuk arriti të merrte dot mandatin e deputetit në zgjedhjet e 25 prillit.