Tre persona janë lënduar dhe janë transportuar me urgjencë në spital pas zjarrit që ra mbrëmjen e sotme në komisariatin e policisë në Kamëz.
Zjarri dyshohet se ka nisur në ambientet e të ndaluarve.
Zjarrfikëset kanë mundur të neutralizojnë vatrën, ndërsa momentalisht punonjësit e komisariatit po evakuohen nga godina, për shkak të tymit të dendur.
Ende nuk dihet shkaku u zjarrit brenda godinës së komisariatit.