Një denoncim i pazakontë është bërë në drejtorinë e policisë së Lezhës.
Një vajzë afgane që është strehuar në kompleksin “Rafaelo” në Lezhë pretendon se në dhomën ku ishte akomoduar i kanë marrë rreth 10 mijë dollarë amerikanë dhe ja kanë zëvendësuar me kartëmonedha dollari të dyshuara të falsifikuara.
Ajo akuzon se kjo gjë është bërë nga dy shoqet e dhomës dhe i dashuri i njërës prej tyre. Policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet për rastin.