Zv/ambasadori amerikan në Shqipëri, Demian Smith është takuar ditën e sotme me ish-Presidentin Alfred Moisiu. Ai ka postuar një foto në rrjetet sociale me Moisiun teksa shkruan se ish-Presidenti është një burrë shumë bujar, që i ka mësuar shumë për historinë dhe popullin e Shqipërisë.
Kam pasur mundësinë të bisedoj me Presidentin Moisiu disa muaj më parë dhe në një kohë të shkurtër mësova shumë për historinë dhe popullin e Shqipërisë. Kam pasur fat që e pashë përsëri sot. Një burrë i ngrohtë dhe i bujar 🇦🇱 pic.twitter.com/HScLm3PED0
— Demian Smith (@DemianSmith) March 26, 2022
“Kam pasur mundësinë të bisedoj me Presidentin Moisiu disa muaj më parë dhe në një kohë të shkurtër mësova shumë për historinë dhe popullin e Shqipërisë. Kam pasur fat që e pashë përsëri sot. Një burrë shumë bujar”, shkruan diplomati amerikan.