Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar edhe nga “Foltorja” e Përmetit nisjen e protestave në të gjithë vendin.
“Vetëm një opozita sovrane arrin të realizojë qëndrimet e veta. Një opozitë që tërhiqet për hunde nuk bën asnjë gjë. Në kemi lirinë, themelin e veprimatrisë sonë.
Do bëjmë çdo gjë të ligjshme kundër kësaj qeverie që po largon shqiptarët çdo ditë. Në duhet të moblizohemi e të bashkohemi për betejë. Ne do të nisim protesta në të gjithë vendin.
Sepse ne jemi të vjedhur. Energjinë e marrim shtrenjtë, ndërkohë që në Shipëri ajo është energji ujore dhe ka kosto shumë të ulët. Kemi krizë sot vëtëm për shkak të vjedhjes. Vjedh qeveria e shiti energjinë lirë dhe e blen shtrenjtë. Qeveria ka vendosur taksat më të mëdha në Europë tek nafta.
Në portin e Durrësit fluksi i naftës kontrabandë nuk ka të sosur”, tha Berisha.