Dy persona janë vënë në pranga policia e Lezhës në saj të operacionit të koduar “Last minute” pasi kishin vënë në dispozicion ambientet e lokalit të tyre, për organizimin e lojërave të fatit.
Policia bën të ditur se në pranga janë vënë shtetasit B. H., 33 vjeç dhe I. K.,38 vjeç, banues në Lezhë, bashkëpronarë të lokalit në të cilin zhvillohej aktiviteti i paligjshëm i lojërave të fatit.
Gjatë kontrollit në ambientet e lokalit, këtyre shtetasve iu gjetën dhe iu sekuestruan 2 aparate celulare që përdoreshin për vënien e basteve sportive online.