-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Hiqeni fjalën brava se ka dhënë dorëheqjen”, Berisha: Alibeaj ka problem vetëm Amerikën

Kryesoret

Ish- kryeministri Sali Berisha tregoi në “Foltoren” e Përmetit një bisedë me Lulzim Bashën pas datës 25 Prill ndërsa me batutë u shpreh se ai nuk është më Brava për shkak se është larguar nga posti i kryetarit.

“Unë takova në seli ata që janë kundër Sali Berishës. Zotëria që i krijoi këto iku. Votën e lirë do e kthejmë. E kam treguar dhe po e tregoj prapë. Urdhëroni të bashkohemi për votën e lirë. Një demokrat në Tepelenë më tha nuk do votoj për ty, por unë do pranoj votimin e shumicës. Ju mund të votoni për këdo. Por nuk mund të pretendojmë të votojnë të gjithë për të njëjtin njeri. Një tjetër më tha kam votuar për Agron Shehajn. E kemi zotimin ne, që vetëm një po mbeti, i dyti do jem unë. Pse e kemi këtë zotim. Kjo parti këto tetë vite pati fatkeqësi.

Pas 8 viteve kryetar, ditën e votimit me 25 Prill vetëm një e pesta e zgjedhësve tanë kishin votuar për të, 4/5 kishin votuar për partinë. Ju keni arritur të mbahet në këtë nivel. Ia vlen që ne ta mbështesim pafundësisht. Fituam të jemi opozitë e vërtetë. Të gjithë kundërshtitë që pata më tha ish kryetari tani SHBA mund ta fusin në sanksione partinë. O Lul i them unë. (E lamë atë fjalën brava se ka dhënë dorëheqjen)Një parti që pranon gënjeshtrën për të vërtetë a meriton të ekzistojë?! Jo më tha. Një parti që tërhiqet për hunde i thashë nuk fiton kurrë.

Duke u ndalur te qëndrimi i Alibeajt, Berisha tha se ai nuk kishte asnjë argument tjetër përveç Amerikës.

Enkelejdi nuk kishte argument tjetër. Më tha kjo e Amerikës është problem. I thashë o zotëri në vitin 1997 ishte gjithë bota kundër meje. Si ta lëshoja PD-në unë. Miqtë janë miq por sovraniteti qëndron i tëri mbi jetën gjakun dhe shpirtrat e shqiptarëve”, u shpreh ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit