Papa Françesku, sot gjatë bekimit të tij nga ballkoni qendror i Bazilikës së Shën Pjetrit në Vatikan, ka folur për luftën Ukrainë-Rusi, i cili iu bëri lutje politikanve ta ndalojnë luftën.
Ju lutem të gjithë politikanve, që janë të përfshirë në këtë luftë, të reflektojnë. nga fillimi i pushtimit të Ukrainës, fillimi i kësaj lufte mizore e të pakuptimtë që, si çdo luftë, nuk është gjë tjetër veçse humbje për ne të gjithë. I duhet dhënë fund luftës, vend vdekjeje, ku etër e nëna varrosin bijtë, ku vëllai vret vëllain, pa e parë akoma mirë, ku pushtetarët vendosin e të varfërit vdesin” tha Papa Françesku.