-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Po të ishte në zyrë do i shtrëngoja dorën Bashës”, Berisha thirrje për protestë: Të mbushim rrugët

Kryesoret

Berisha foli në “Foltoren” e Tepelenës dhe për Lulzim Bashën, për të cilin tha se do e takonte po te ishte në zyre në selinë e PD-së.

Ish-kryeministri ftoi qytetarët të mbushin sheshet kundër qeverisë, pak dite pasi lajmëroi se PD-ja do udhëheqë valën tjetër të protestave.

“Ndaj e thashë po të ishte në zyrë do i shtrëngoja dorën, do e takoja Bashën sepse është deputet i PD-së. Ne nuk përjashtojmë por një gjë ka, jam i detyruar të mbroj interesat tuaja. Po të dëgjoja unë në 98-ën ambasadorët e merrni vesh ku do ishim.

Ndaj ju ftoj të bashkohemi të mbushim sa më shpejt rrugët e sheshet kundër këtij rregjimi që duhet tio ketë kohët e numëruara.

Unë pata diskutim edhe me Gazment Bardhin, Dhe e thashë që po të ishte Lulzim Basha në zyrë do e kisha takuar edhe atë. Ju ftoj të bashkohemi kundër këtij regjimi që duhet t’i ketë ditën e numëruara”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit