Ukraina i ka kërkuar Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq që të mos hapë zyrën që po planifikon të hapë në Rusinë jugore, duke thënë se kjo do të legjitimonte “korridoret humanitare” të Moskës dhe rrëmbimet e supozuara dhe dëbimet e detyruara të ukrainasve.
Më herët, mediat ruse raportuan se kreu i Kryqit të Kuq i kishte kërkuar Rusisë që të lehtësonte hapjen e një zyre të Kryqit të Kuq në Rostov-on-Don, ku janë ngritur kampe të përkohshme strehimi nga Rusia për njerëzit e transportuar nga Ukraina.
Iryna Vereshchuk, zyrtarja e lartë humanitare e Ukrainës, e cila thotë se Rusia ka krijuar korridoret e rreme të sigurta, thotë se Kryqi i Kuq po “përdoret” nga rusët.