-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zelensky: Jemi gati për neutralitetin, por kemi nevojë për një referendum

Kryesoret

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se Ukraina është e gatshme që të diskutojë garancitë e sigurisë dhe statusin jashtë bllokut

Këtë njoftim, kreu i shtetit e bëri gjatë një interviste me gazetarët rusë.

“Garancitë e sigurisë dhe neutralitetit, një status jo-bërthamor i shtetit tonë. Ne jemi të gatshëm të shkojmë për të. Kjo është pika më e rëndësishme. Kjo ishte pika e parë parimore për Federatën Ruse, me sa mbaj mend. Dhe me sa mbaj mend, ata filluan një luftë për shkak të kësaj”, theksoi fillimisht Zelensky.

Në të njëjtën kohë ai theksoi se kjo duhet të jetë një marrëveshje serioze dhe jo vetëm një copë letër si “Memorandumi i Budapest-it”.

“Prandaj, kjo pikë është një pikë garancie sigurie për Ukrainën. Dhe meqenëse thonë se këto janë garanci edhe për ta, e kam të qartë. Dhe është duke u diskutuar. Është punuar thellë, por unë jam i interesuar që kjo të mos jetë një tjetër copë letër alla Memorandumi i Budapestit. Ne jemi të interesuar ta kthejmë këtë dokument në një marrëveshje serioze”, shtoi më tej presidenti ukrainas.

Ai shtoi se Ukraina mund të vendosë për një status neutral në një referendum, pasi ndryshimet përkatëse në Kushtetutë do të zgjasin të paktën një vit.

“Duhet të ketë një referendum në Ukrainë. Pse? Sepse ne kemi një ligj për referendumet. Garancitë e sigurisë nënkuptojnë një status neutral, dhe këto janë ndryshime kushtetuese. Këto janë dy seanca. Referendumi është një hap më i shpejtë se ndryshimi i Kushtetutës. Prandaj, referendum – sepse vetëm populli mund të vendosë që do të ketë një status të tillë dhe garantues të tillë. Referendumi do të bëhet brenda pak muajsh dhe ndryshimet në Kushtetutë do të bëhen për të paktën një vit, në përputhje me legjislacionin tonë aktual. Të paktën një vit”, sqaroi Zelensky. 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit