Arbana Osmani dhe Fjoralba Ponari janë përfolur që gjatë spektaklit të ”Big Brother VIP”, kanë pasur një mosmarrëveshje që lidhej me takimin e Argjirës dhe Fjoralbës me Einxhel Shkirën.
Moderatorja e reality show-t akuzoi mikeshat e Einxhel se po ndikonin në lojën e saj me informacionet e dhëna.
Arbana Osmani ka publikuar në llogarinë e saj të “Instagram” një foto teksa shikon emisionin “Portokalli” gjatë kohës që në ekran shfaqet Fjoralba. Mbi foto ajo ka shkruar vlerësime të mëdha për moderatoren, e cil ka kaluar një periudhë mjaft të vështirë që nga humbja e mamasë së saj.
“E bukur, trime, e patrembur”, ka shkruar Arbana duke etiketuar llogarinë e Fjoralbës.
