Trabzonspori mund të mos aktivizojë opsionin e blerjes për mesfushorin shqiptar Ernest Muçi, për shkak të shqetësimeve për dhimbjet e shpinës që ai ka përjetuar para ndeshjes me Galatasarajin dhe më parë te Beshiktashi.
Gazetari turk Hasan Tunçel zbuloi se menaxhmenti i klubit kërkoi mendimin e trajnerit Fatih Teke, i cili ndaloi vendimin duke thënë: “Prit pak”.
Opsioni i blerjes mund të aktivizohet deri më 10 maj, duke bërë këtë javë vendimtare për të ardhmen e Muçit te Trabzonspori.









