26-vjeçari Arben Mici ndërroi jetë mbrëmjen e së shtunës pas flakëve në Komisariatin e Kamzës, aty ku ai po qëndronte pasi ishte ndaluar nga policia për dhunë në familje.
Nga të dhënat e fundit, dyshohet se 26-vjeçari mund t’i ketë vënë flakën një batanijeje, ndërsa pavarësisht përpjekjeve të të ndaluarit tjetër, Dilaver Idrizi dhe policëve, nuk ka mundur të mbijetojë.
Ndërkohë, 2 ditë nga ngjarje, errësira, mbetjet e hirit në tokë, janë ende të freskëta në qelinë e ferrit të komisariatit të Kamzës.
