-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Detaje të reja nga trafikanti Demçe, zbulohet skema më e madhe e kokainës në Itali

Kryesoret

Përgjime të tjera kanë dalë për narkotrafikantit shqiptar Evlis Demçe i cili synonte të zhdukte gjyqtarët Francesco dhe Giuseppe Cascini.

Nga përgjimet kanë treguar lidhjen e kokainës në aksin Romë-Kalabri dhe tashmë po kërkohen edhe mjete të reja.

Kanalet e trafikut të kokainës përmes ndihmës së Ndraghetës dhe lidhjeve të duhura ka bërë që të anashkalohet edhe arrestimi i kapove. Së fundi kanë dalë në dritë përgjime të tjerave të të ashtuquajturit ‘Zoti i Romës’, ku në gjurmët e Interpolit kanë rënë bisedat e grupit kriminal të Demçes dhe “miqve” të tij të ‘Ndranghetës’. Sipas mediave italiane, ata komunikojnë me njëri-tjetrin duke menduar se ndjehen të sigurt pas ekranit të SkyeCC një aplikacion i një prej kompanive kanadeze e cila kishte iluzionin e garancisë së paprekshmërisë absolute për klientët e saj.

Në bisedat e zbuluara të kriptofonave të sekuestruara, hetuesit dhe karabinierët e Romës gjejnë pjesët e pazgjidhura të lidhjeve me Demçes dhe Ndraghetës. Në bisedat e përgjuara, dëgjohet se si ata flasin me emra të koduar ku vërtetohet edhe roli i kalabrezëve si furnizues të “shitësve me shumicë” që operojnë në qendrat tregtare fitimprurëse brenda lidhjes: “Zio” dhe “Spartaco”, “Rangara”, “er Chiappa” dhe “Noodles” : të gjitha ingranazhet e një mekanizmi i cili, sapo filloi, ishte në gjendje të garantonte deri në 50 kilogramë kokainë për çdo dërgesë. Përveç drogës, aty flitet edhe për blerjen e kallashnikovëve.

Ai thotë se nesër do të shkojnë te të afërmit e tyre në Tiburtinë, vetëm duhet t’i marrësh në stacion dhe t’i çosh në shtëpi. Ju them të qëndroni me këta djem që të dukemi në rregull

Emisarët e Ndraghetës po mbërrijnë në Romë: Do të jenë ata që do të garantojnë qarkullimin e kokainës në pikat e shitjeve. Demçe shqetësohet nëse gjithçka do të shkojë në mënyrën më të mirë.

“Kam ndikim dhe peshë në Kalabri dhe jam i interesuar për kapot e tyre ndaj duhet pasur kujdes”, thuhet në përgjime.

Kanali i komunikimit dhe trafikimit të kokainës mes bandës shqiptare dhe furnitorëve kalabrezë është duke u konsoliduar, shkruajnë mediat italiane.

Kur bëhet fjalë për shlyerjen në kohë të borxheve: u shkojnë në pjatë 400 mijë euro për një ngarkesë kokaine, mjaft cilësore. “Ti dhe Braçio sillni paratë, duhet të qëndroni atje dhe ata duhet t’i numërojnë para jush”.  Lëreni shefin tuaj t’i shkruajë “xhaxhit” se gjithçka është në rregull dhe lëreni t’u dërgojë një foto shefave të tij, të cilët e di se janë njerëz të mirë”, thuhet në përgjime.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit