-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hetim i ri për “veteranët e rremë të UÇK”, Syla: Kurti do i përjashtojë nga rritja e pagës

Kryesoret

Planin e Qeverisë për hetim të ri për numrin e lartë të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ish- drejtori i zyrës për çështje të kategorive të dala nga lufta e UÇK-së, Gazmend Syla, po e sheh si përpjekje të kryeministrit Albin Kurti që veteranët t’i përjashtojë nga rritja e pagës minimale.

“Kurti si mbajtës i të gjitha pushteteve, në moment që kthetrat e tij do të prekin gjyqësorin, me siguri se do të lëshojë ndonjë dekret për hetime të reja, pasi hetimet që u zhvilluan, u përmbyllen me pafajësinë e atyre që u akuzuan për gjoja “veteranë të rremë” dhe etiketime të tjera”, tha Syla.

Madje Syla thotë se “në parim, Kurti dhe Vetëvendosje janë kundër secilës vlerë që e përfaqëson Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, derisa qeverinë aktuale e quan “anti amerikane”.

“Ndaj nga Kurti presim që në çdo lloj forme të i luftojë kategoritë e lirisë, duke nisur nga keqtrajtimi që po ju bëhet nga zyra e Qeverisë për kategoritë e dala nga Lufta, e kushedi se çfarë marifetesh të reja do të shpike4 kjo qeveri e majtë”.

Sipas Sylës, secili që kërkon hetime të reja, ka agjenda kundër frymës çlirimtare të UÇK-së, kushdo qoftë ai, duke potencuar se “ne çuditemi kur dëgjojmë disa bashkëluftëtarë tonë që duartrokasin për “pastrim listash”, nga dhëndëri norvegjez, partia e të cilit hoqi nga zyrat portretet e Komandantit legjendar Adem Jashari dhe që kundërshtoi intervenimin e NATO-s”.

Ai mendon që këto kategori e kanë fuqinë dhe legjitimitetin që ta përmbysin edhe Kurtin edhe pushtetin e tij neokomunist.

Por, Aziz Bici, këshilltar politik i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe drejtori i Zyrës për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e UCK-së, thotë se do presin vendimin final të Gjykatës së Apelit për rastin e “veteranëve të rremë”.

Ai pranon se është diskutuar edhe paga minimale, teksa shton se “ne jemi të varur shumë rreth vendimit që do ta merr gjykata”.

“Nëse gjykata eventualisht nuk e kryen punën, neve na mbetet për shkak të pakënaqësive sepse ka kërkesa të shumta që t’i ndërrojnë statuset, pasi janë shumë të pakënaqur me ato punët që i ka kryer komisioni i mëhershëm.

“Ne mundemi një amendament ta ndryshojmë që komisioni mos të bëjë më gabime”, pohoi Bici.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një debati në RTK pati thënë se me shifrën prej 60 mijë veteranësh, “ne po e deformojmë historinë”.

“Nuk ka teori mbi 20 mijë veteranë të luftës. Mund të kenë qenë pjesëmarrës në luftë, pjesëmarrës ndoshta janë 60 mijë, ndoshta edhe mbi 60 mijë , po veteranë nuk mund ta jenë më shumë se 20 mijë”, tha Kurti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit