-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kancelari gjerman: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet të lejohen të anëtarësohen “me shpejtësi” në BE

Kryesoret

Kancelari gjerman Olaf Scholz i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të përfundojë me shpejtësi bisedimet e anëtarësimit me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe t’i mirëpresë ato si anëtarë.

Lajmin e bën të ditur britanikja “The Independent” që citon kancelarin gjatë një konference për shtyp.

Scholz, i cili pasoi në detyrë Angela Merkel, u shpreh se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet të lejohen të bashkohen me BE-në.

“Çdo vonesë e mëtejshme e bën Ballkanin Perëndimor më të prekshëm ndaj ndikimit të palëve të treta”, deklaroi kreu i socialdemokratëve.

Scholz gjendej në praninë e kryeministres suedeze Magdalena Andersson.

“Është e qartë si për Gjermaninë ashtu edhe për Suedinë se BE-ja duhet të vazhdojë me reformat institucionale për ta bërë veten të aftë për zgjerim”, shtoi kancelari gjerman.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë vende kandidate për anëtarësim në BE që nga viti 2020.

27 presidentët dhe kryeministrat e BE-së nuk u fokusuan në pranimin në BE në samitin e Këshillit Evropian javën e kaluar në Bruksel.

Javën e kaluar Scholz tha gjithashtu se duhet të pranohet anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE për të siguruar paqen

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit