-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lavrov kërcënon me viza vendet “armike” ndaj Rusisë mes tyre Shqipëria

Kryesoret

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka paralajmëruar se po përgatiten kufizime për hyrjen në Rusi ndaj qytetarëve të vendeve “jomiqësore”.

“Përveç kësaj, një projekt-dekret për masat e vizave po përgatitet në përgjigje të veprimeve jomiqësore të një numri vendesh të huaja. Ky akt do të vendosë një sërë kufizimesh për hyrjen në Rusi”, paralajmëroi kryediplomati rus.

Ai shpjegoi se para së gjithash, kufizimet e vizave do të vendosen për ata që janë përfshirë në “kryerjen e krimeve” kundër rusëve jashtë vendit.

Së dyti për ata që ndjekin penalisht rusët dhe në radhë të tretë për ata që marrin “vendime të pajustifikuara” që “shkelin të drejtat dhe interesat” e qytetarëve dhe organizatat e Federatës Ruse.

Lavrov kujtoi gjithashtu se më 15 mars u miratuan ndryshime në legjislacion, të cilat lejojnë qeverinë ruse të vendosë kufizime të tilla për qytetarët e çdo shteti.

Më herët, masa të tilla parashikonin kufizime vizash vetëm për qytetarët amerikanë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit