Si sot, dy vite më parë, Shqipëria dërgoi një delegacion me 30 punonjës mjekësorë për t’u ardhur në ndihmë spitaleve në Italinë e pushtuar nga koronavirusi në atë kohë, ku me qindra persona ndërronin jetë çdo ditë.
Autoritetet italiane nuk reshtnin së falënderuari kryeministrin Rama dhe popullin shqiptarë për ndihmën e dhënë, sado modeste, në kohëra të vështira për ta.
Megjithatë, nuk zgjati shumë nga momenti që mjekët shqiptarë arritën në Itali dhe plasën skandalet. Mjekët shqiptarë u gjobitën nga autoritetet italiane, pasi thyen rregullat e pandemisë, ndërsa kishin shkuar pikërisht për ta luftuar atë. Ata organizuan festa me muzikë dhe alkool, shkruanin në atë kohë mediat italiane.
Për këtë arsye, atyre iu dha nga një gjobë prej 500 eurosh. Por nuk u mbyll këtu, Qazim Ismaili, ishte njëri nga 30 “mjekët dhe infermierët” që u dërguan në Itali. Sapo ai mbërriti në shtetin fqinj shpërthyen lajmet në Shqipëri se ai ishte punonjës në një karburant në Vorë.
Këto lajme shkaktuar edhe reagime nga Ministria e Shëndetësisë, por më pas ishte Ismaili, i cili pranoi se ka punuar në një karburant për 5 vite, por thekson se ka qenë edhe vullnetar në një qendër shëndetësore private.
Tashmë kur kanë kaluar plotë 2 vite, mediat në Italiane fqinje kanë vënë në pikëpyetje nëse ia ka vlejtur ndihma e ardhur në atë kohë nga Shqipëria.
Corriere della Sera i ka kushtuar një artikull të gjatë delegacionit shqiptar, ku përmendet festa me alkool në hotel, punonjësi i karburantit i infiltruar, por edhe një krahasim sado i vogël me një delegacion të ngjashëm nga Rusia, në të cilin sipas mediave italiane ishin 72 agjentë të Shërbimit sekret rus nga 104 në total.
“Covid Lombardia, misioni shqiptar në 2020, mes festave e gjobave e me një punonjës karburanti të infiltruar mes mjekëve”, është titulli i artikullit të medias italiane e cila e nis menjëherë me pyetjen; A ishin vërtetë të nevojshëm?
“Shqiptarët qenë miq në Brescia, siç qe dhe ekipi i mjekëve rusë duke na kushtuar 3 milionë euro”, shkruan Corriere della Sera. Sipas medias italiane skuadra e Tiranës udhëtoi me një avion të një kompanie fluturimi e nuk u bë asnjë kontroll nëse kishin a jo para “cash” me vete, “fakt ndaj të cilit deri tani nuk është kryer asnjë hetim”.
“Më shumë se duhet, por shumë më tepër, e shumë më shumë se sa do duhej për të jetuar në Brescia, pasi shqiptarët ishin miq e u mikpritën si rusët, duke na kushtuar 3 milionë euro.”
Corriere della Sera, informon se mbërritja e mjekëve dhe infermierëve shqiptarë në Itali u bë përmes aksionit ndërmjetësues “të avokatit të famshëm shqiptar Engjëll Agaçi (sekretari i përgjithsëm i Kryeministrisë), shpesh “mbrojtës i narkotrafikantëve të mëdhenj shqiptarë”.
“Njeri i dëgjuar shpesh nga institucionet tona, emri i të cilit u shtua jo gabimisht për të udhëtuar në bordin e avionit që udhëtoj brenda Italisë drejt Lombardisë.”
“Pas mbërritjes në Romë me një udhëtim nga Tirana, impenjohet Guardia di Finanza për dhjetëra misionet afat gjatë të saj në Shqipëri.”
Media italiane komenton se analistët ndërkombëtar e kishin sintetizuar mbërritjen e delegacionit shqiptar në Itali si një lëvizje gjeopolitike e manovër diplomatike të Kryeministrit Rama për të fituar pikë në rrugëtimin për të hyrë në Bashkimin Europian.