Sindikata e Arsimit ka paralajmëruar grevë në sistemin arsimor pas datës 2 prill nëse deri në fund të muajit mars nuk do të jetë gati Ligji për Paga.
Drejtues të SBASHK-ut kanë bërë të ditur për Radio Kosovën se deri me tani nuk ka gatishmëri nga ana e qeverisë për të diskutuar në lidhje me kërkesat e tyre.
Ekspertë të çështjeve të arsimit po vlerësojnë se sindikata duhet t’i konsiderojë të gjitha mundësitë në mënyrë që të evitohet greva.
Pas një kohë të gjatë dhe kërkesave të shumta nga sindikatat, qeveria ende nuk e ka bërë publik versionin final të Ligjit për Paga. Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jashari, në një përgjigjeje për Radio Kosovën tha se pas kongresit të Sindikatës se Arsimit, i cili pritet të mbahet me 2 prill, i tërë sistemi arsimor rrezikohet të shkojë në grevë. E kjo situatë mund të vijë si pasojë e mos gatishmërisë se qeverisë për zgjidhjen e kërkesave të sindikatës dhe mos publikimin e versionit final për Ligjin e Pagave, tha Jasharaj.