-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shteti mes krizës për energji, HEC-et e vogla dalin nga kontrolli

Kryesoret

Ndërtimi i hidrocentraleve të vogla në rajone të ndryshme të vendit ka vënë në vështirësi Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) duke i rritur humbjet në rrjet por edhe problemet teknike.

Një dokument zyrtar i OSHEE tregon se kompania po ndeshet vit pas viti me një sërë shqetësimesh që burojnë pikërisht nga kontratat koncesionare të HEC-ve të vegjël.

Kështu si pikë të parë Operatori nënvizon rritjen e humbjeve teknike të energjisë aktive në rrjetin e shpërndarjes si rezultat i rritjes së ngarkesës për efekt të prodhimit të injektuar nga HEC-et lokale, fenomen i vërejtur kryesisht në rajonin Ersekë-Leskovik, Vlorë, Kukës, Mirditë, Bulqizë Skrapar, Korçë, Përrenjas dhe Çorovodë.

OSHEE vëren se “rritja e nivelit të tensionit në rrjetet shpërndarës mbi kufirin maksimal të lejuar për efekt të rritjes së energjisë reaktive të injektuar në rrjet nga HEC-et lokalë dhe kërkesës së ulët të rrjetit shpërndarës për energji reaktive, fenomen i vërejtur kryesisht në rajonet shpërndarës të Kukësit, Skraparit, Bulqizës, Përrenjas, Ersekë, Çorovode, Cërrik, Kuç, Reps etj.

Rritja e nivelit të tensionit  në këto zona ka çuar në dëmtim të pajisjeve në nënstacionet Ersekë, Kukës, Përrenjas. Në nënstacion Kukës u ndërtua transformatori i  fuqisë 20MVA 110/35/6kV, në nënstacion Ersekë u dëmtua impianti 10kV”

Në shumë raste rritja e ngarkesave në linjat dhe transformatorët e fuqisë të nënstacioneve ka bërë që të ketë kufizim të prodhimit të energjisë nga HEC-et për të mos tejkaluar kapacitetin.

Një tjetër element që sjell në vëmendje kompania është fakti që kontrata tip parashikon  blerjen e energjisë në zbarat e tensionit të mesëm të HEC-it, fenomen i  cili është i  shoqëruar me mbulimin e humbjeve në rrjet artificialisht nga ana e OSHEE, këto humbje në funksion të sasisë së prodhuar të energjisë nga HEC-et si  dhe çmimit të blerjes mund të shkojnë në vleftën deri 1 milionë euro në vit.

Por duket se edhe zhvillimi i përgjithshëm që kanë marrë veprat hidrike e ka vënë në vështirësi shpërndarjen pasi informacioni ka qenë i cunguar.

“OSHEE nuk ka pasur informacion të plotë  për lejet koncesionare të dhëna të HEC-eve të rinj dhe zonën ku ato janë parashikuar për tu ndërtuar, opinionin  paraprak të lidhjes me rrjetin  shpërndarës, gjë e cila e vë para vështirësive  për dhënien/miratimin e pikës së lidhjes me rrjetin  shpërndarës të OSHEE.

OSHEE nuk ka informacion për koncesionet  që janë në fazë ndërtimi, këto koncesione paraqiten për pikë lidhje tek ne fazën kur kanë përfunduar ndërtimin,  gjë që na vë  në vështirësi për studimin dhe ofrimin  e pikës së lidhjes” nënvizon OSHEE./ Monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit