Koalicioni “Për një fillim të ri” që u drejtua nga lëvizja URA e Dritan Abazoviç shpalli fitoren e komunës së Ulqinit në zgjedhjet e pjesshme lokale që u mbajtën këtë të diel. Nga rezultatet paraprake del që ky koalicion mori 15 mandate në Këshill i ndjekur nga DPS dhe BS nga 6 mandate.
Të dhënat janë për 93% të fletëve të numëruara. Menjëherë pas shpalljes së rezultateve mbështetësit e Abazoviç kanë nisur festën me fishekzjarrë. “Fitore bindëse. Ne fituam 43%. Omer Bajraktari i jonë do të jetë kryetari i ri i Ulqinit”, ka shkruar Abazoviç në Facebook.