Pronari i hotelit në Radhimë, ku IKMT tentojë ta shembte ka kërcënuar se do të hidhet së bashku me fëmijën 3 vjeç.
Polica ka rrethuar ndërtesën që askush të mos hyjë brenda dhe banorët e zonës kanë reaguar kundër prishjes. Po ashtu dhe polica po tenton të negociojë me kryefamiljarin Ymer Havara.
“Nuk jemi serbë ne o çuna”. Trup nuk u vjen, ka fëmijë atje sipër? Po shkatërroni një familje. Ka nevojë për qetësi ai fëmija atje. Ishalla ua bëjnë dhe familjeve tuaja, është çështje kohe të jeni të sigurt, ta shikoni si do ndiheni,” është shprehur një nga banorët.