Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, në një komunikim për mediat serbe i është përgjigjur deklaratës së ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov, që e konsideroi Serbinë si një vend për të zhvilluar bisedime mes Rusisë dhe Ukrainës.
“Ne dëshirojmë që paqja të vijë sa më shpejt. Në nuk po ndërhyjmë, nëse dikush mendon se jemi një vend i mirë, ne jemi këtu”, ka thënë Vuçiç.