Ish-kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, thotë se javën tjetër vendi do të pësojë sërish rritje çmimesh.
Ai e ka thënë se një gjë e tillë nuk po ngritet për diskutim në Kuvendin e Kosovës, duke shtuar se këtë nuk po e thotë që të ngjallë panik.
“Realisht unë pres që javën tjetër të ketë edhe më tutje rritje të çmimeve. Kjo nuk është për panik, as me shku me u thënë qytetarëve: “shkoni e blini më shumë”, por prej fillimit të luftës në Ukrainë, diku në tre javët e para ngritja e çmimit të grurit ka qenë 21 për qind, ngritja e plehrave artificial është 40 për qind, duke marrë parasysh që një pjesë e madhe e plehrave janë bllokuar në Bjellorusi dhe Rusi sepse Bjellorusia është prodhuesi më i madh i plehrave, në anën tjetër Ukraina nuk dihet, Kina ka pasur vërshime dhe ka blerë një sasi shumë më të madhe që e ka prodhuar vetë prej jashtë dhe thjesht sot kemi, shkurtesë të ushqimit dhe kjo do të shkaktojë rritjen, ne po folim për naftën por këto shkojnë tu u rrit”, ka deklaruar Ahmeti në T7.
“Ne mundemi me i pas vitin tjetër 2 miliardë euro buxhet, por realisht ke më pak pare dhe këto s’po diskutohen”, theksoi ai. Për çka mundet me u mbajt përgjegjëse qeveria është se si ka reaguar përballë kësaj situate. S’ka reagim (nga qeveria)”, tha Ahmeti.
Ahmeti tha se VV nuk i beson askujt, dhe ky vazhdon të jetë problemi i saj më i madh.
“I ka humb edhe shkëlqimi kësaj fitores së VV pak pas një viti. Është e pritshme, e natyrshme sepse pritjet janë të mëdha”, tha Ahmeti.