Ambasada e Rusiisë në Shqipëri, përmes një seri postimesh në Twitter ku ka zbuluar vendimet e diskutimeve dypalëshe midis delegacionit rus dhe atij ukrianas.
Një lajm i mirë ka ardhur nga fushëbeteja, ku sipas deklaratës së Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, forcat ruse kanë vendosur që të reduktojnë në mënyrë drastike luftimet në Kiev dhe Chernihivit.
Nga ana tjetër, në sferën politike, është marrë diskutuar për një takim të mundshëm midis Putinit dhe Zelensky-t në të njëjtën kohë me nënshkrimin e traktatit të paqes nga ministrat e jashtëm të të dyja vendeve.
Gjithashtu, ish-ministri rus i Kulturës, i cili shërben si pjesë e delegacionit rus, bëri me dije se Ukraina heq dorë nga dëshira për të kthyer Krimenë dhe Donbasin me mjete ushtarake.
Propozimet e Ukrainës për garancitë e sigurisë, janë dakordësuar që të mos vlejnë për territorin e Krimesë dhe Donbasit.
Nga ana tjetër, Rusia ka pranuar që Ukraina të kryejë procesin e anëtarësimit në BE.