Valdet Gashi, prokuror në Prokurorinë Speciale ka treguar se përse në rastet e korrupsionit si rezultat i aktakuzave janë dënuar vetëm 40 % e të akuzuarve për vepra penale korruptive – 16 nga 40 të akuzuarit.
“Nuk mund të them që i ka fajet gjykata apo prokuroria. Prokuroria e kryen punën e saj, i zhvillon hetimet dhe në momentin që përfundojnë hetimet kur e vlerëson e ngre edhe aktakuzën, në momentin kur ngrihet aktakuza për prokurorinë është e qartë edhe është bindur mjaftueshëm që ka elemente të veprës së korrupsionit, dhe në raste të tilla është gjykata ajo që vlerëson edhe provat”, tha ai.
Sipas tij Prokuroria Speciale nga viti në vit ka shënuar rritje të efikasitetit.
“Nuk po them që jemi shumë të kënqaur apo të kënaqur me statistikat të cilat i kemi, mirëpo për çdo vit Prokuroria Speciale ka shkuar në rritjen e efikasitetit të punës së saj edhe në këtë pjesë. Trajtimin e rasteve të tilla statistikat tregojmë që kemi një përqindje të lartë të trajtimit të këtyre rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë”, tha ai.