Deputeti Ervin Salianji, ka komentuar këtë të martë kërkesën e SPAK në Kuvend për arrestimin e deputetit Alqi Bllako.
Ai tha në një prononcim për mediat se kjo çështje duhet të shqyrtohet në seancën e parë plenare.
“Sipas ligjit, në seancën e parë plenare pas marrjes së kërkesës duhet të shqyrtohet. Kështu të shohim nesër. Duhen shqyrtuar të gjitha për të mos lënë asnjë vend për çfarëdolloj interpretimi. Nesër do jemi prapë”, tha Salianji.