-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Autoriteti i Konkurrencës: Gjobitja e tre kompanive të plehrave kimike ishte rezultat i hetimit

Kryesoret

Pas vërejtjeve të Shoqatës së Tregtarëve të Plehrave Kimike dhe Agrobiznesit (AFADA), Autoriteti i Konkurrencës bën me dije se si një arbitër i biznesit, vendimin e gjobitjes së tre kompanive e ka marrë pas hetimeve të kryera.

Ky vendim nr.874, datë 25.03.2022 njoftohet se është marrë në përfundim të “procedurës së hetimit të thelluar në tregun e importit dhe shitjes me shumicë të plehrave kimike Dap, Nitrat dhe Ure”.

“Ky vendim nuk erdhi nga rastësia, por si pasojë e një procedure hetimi të plotë e të gjithanshëm, të filluar nga AK gati një vit më parë (mars 2021)”, ka ravijëzuar autoriteti.

Konkretisht, Komisioni i Konkurrencës, me vendimin nr.783, datë 12.03.2021, vendosi hapjen e hetimit paraprak në tregun e importit dhe shitjes me shumicë të plehrave kimike dhe inputeve bujqësore, për të vlerësuar nëse ka shenja të kufizimit të konkurrencës, sipas parashikimeve të ligjit nr.9121/2003 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”.

Dhe se, për shkak të rrezikut të kryerjes së një dëmi të rëndë për konkurrencën në treg, Komisioni i Konkurrencës me vendimin nr. 784, datë 12.03.2021 vendosi marrjen e masës së përkohshme për rivendosjen e konkurrencës në tregun e importit dhe shitjes me shumicë të plehrave kimike dhe inputeve bujqësore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit