Roja i Partisë Demokratike, Pëllumb Matraku, ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku zbulon se një qiri për mbarësi është ndezur këtë të martë në selinë e Partisë Demokratike.
“Sot erdhën dy zonja demokrate direkt nga Kisha e Shna Ndout dhe ndezën një qiri për mbarësi”, shkruan Matraku.
Pëllumb Matraku ka më shumë se 24 vite që është roje në selinë e PD, ndërsa pak kohë më parë u hoq nga puna, por u rikthye sërish në atë post si ndryshimi i parë i Rithemelimit me rikthimin e tyre në seli.