-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I vuri flakën komisariatit, shoku i viktimës: Pinte 5 paketa në ditë! Policët: S’e pamë

Kryesoret

Zbardhen detaje të reja nga tragjedia që ndodhi mbrëmjen e së shtunës në komisariatin e Kamzës ku si pasojë e zjarrit humbi jetën i ndaluari Arben Mici 26-vjeç. Familjarët akuzuan se i riu i denoncuar për dhunë ishte me probleme mendore, por policët deklaruan se nuk dyshuan.

Dalan Saliaj me detyrë shef i seksionit të policimit të komunitetit deklaron: “Më 25 mars kam qenë i gatshëm me urdhër shërbimi 24 orësh dhe kam dorëzuar shërbimin më datë 26 në orën 06:00. Rreth orës 21:00 jam njoftuar se kishte rënë zjarr në dhomat e të arrestuarve në komisariatin nr.5 dhe pasi kam vajtur në komisariat kam jam vënë në dijeni lidhur me ngjarjen e ndodhur.

Më 25 mars kam ushtruar kontrolle në këto dhoma, ku kam kontrolluar rregullsinë e shërbimit, gjendjen e të arrestuarve dhe të shoqëruesve dhe energjinë elektrike, si dhe nuk kam konstatuar asnjë send të kundraligjshëm apo persona të ndaluar ose shoqëruar që pinin duhan në këto ambiente”.

Ibrahim Doda, me detyrë trupë shërbimi në dhomat e shoqërimit pranë këtij komisariati tha se; “Kur kam marrë shërbimin te dhomat e arrestimit ishin dy persona dhe të dy kanë qenë sot për masë sigurimi në gjykatë.

Kur janë kthyer nga gjykata, unë kam qenë aty me shërbim dhe kam kryer kontrollin fizik në hyrje, bashkë me kolegët e tjerë të togës së shoqërimit. Gjatë kontrollit në hyrje që ju kam bërë këtyre shtetasve, unë nuk kam konstatuar sende të ndaluara.

Nuk ka mundësi që shtetasi Arben Mici të ketë pirë 3-4 paketa cigare në ditë te dhoma e ndalimit, pasi paketat e cigareve nuk lejohen kategorikisht në ambientet e dhomave të ndalimit/arrestimit dhe aq më tepër ndezës të ndryshëm që janë kategorikisht të ndaluara edhe ato”.

Në dosje është edhe dëshmia e të ndaluarit tjetër që ndodhej në një qeli me viktimën, Dilaver Idrizi i cili pohon krejt të kundërtën e asaj çka deklaroi polici më sipër. Ai theksoi se Mici pinte shumë duhan në ambientet e burgut, 4-5 paketa në ditë.

“Para se të futesha në dhomën e paraburgimit më kanë kontrolluar dhe nuk kam pasur gjë me vete. Rreth orës 19:20 ka ardhur ushqimi i darkës dhe e kam ngrënë së bashku me kolegun e dhomës, që quhej Arben Mici, pra në dhomën nr.1. Pasi hëngrëm ushqimin, bëmë një xhiro në korridor. Në këtë kohë Arbeni po pinte cigare, madje ai pinte pa pushim cigare, 4-5 paketa në ditë” shprehet ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit