Zv/ ministrja e Bujqësisë Ermira Gjeçi deklaroi sot se në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast me grip shpendësh.
“Mbi situatën e gripit të shpendëve në vendin tonë, në 24 orët e fundit nuk kemi asnjë rast të ri të konfirmuar nga ISUV, dhe po ashtu asnjë denoncim apo njoftim në numrin e gjelbër.
AKVMB vazhdon monitorimin e situatës me veterinerët zyrtarë të shërbimit me kontrolle në ferma me drejtim prodhimtari vezë, mishi dhe miks, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.
Nuk ka vatra të tjera të raportuara apo dyshuara nga kontrollet e kryera për monitorim. Ndërkohë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vazhdon rregullisht kontrollet në të gjithë territorin e vendit. Nuk janë konstatuar shkelje apo problematika.
Në 24 orët e fundit
• Nuk kemi asnjë rast të ri të konfirmuar
• Nuk kemi vatra të reja infeksioni
• Nuk kemi asnjë stabiliment me drejtim prodhim për mish të infektuar
• Vazhdojmë fushatën sensibilizuese për informimin e fermerëve mbi evidentimin dhe raportimin e rasteve të dyshuara.
• Vazhdojmë monitorimin e të gjithë territorit
Garantojmë konsumatorin se ushqimet në tregun tonë, në qendrat e licensuara janë të sigurta” tha zv. ministrja.