-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mbyllen në Turqi bisedimet Rusi-Ukrainë, zbulohen çështjet që u hodhën në tavolinë

Kryesoret

Pas 4 orë bisedimesh, kanë përfunduar negociatat mes Ukrainës dhe Rusisë, delegacionet e të cilave u takuan sot në Turqi. Nuk dihet nëse do të ketë bisedime të tjera nesër.

Këshilltari i Presidentit ukrainas ka zbuluar çështjet që u diskutuan në Stamboll. “Çështja e parë ishte marrëveshja për garancitë ndërkombëtare të Ukrainës. Vetëm me një marrëveshje të tillë përfundon lufta. Ukraina pranon statusin neutral vetëm nëse i jepen garanci”, tha Mykhailo Podolyak.

Çështja e dytë, shtoi Podolyak, “kishte të bënte me armëpushimin, në mënyrë që çdo problem humanitar të zgjidhet”.

“Dua të nënvizoj se sot kemi një tjetër problem, që është përshkallëzimi i luftës, i urrejtjes, dhunës dhe shkelja e rregullave të luftës, jo vetëm në fushë-betejë”, tha këshilltari presidencial.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit