Ish lojtari i Barcelonës Leo Mesi, i cili së fundmi ka luajtur për PSG është përfolur shumë për një rikthim të mundshëm në skuadrën e Barcelonës ku ai shkëlqeu.
Megjithatë presidenti i Barçës, Joan Laporta ka treguar se kjo gjë nuk mund të ndodh.
Klubi ka plane të tjera. Po ndërtojmë një ekip të ri, i cili sapo ka filluar të zhvillohet. Leo është Leo, futbollisti më i mirë në botë, por ne nuk po e shqyrtojmë mundësinë e rikthimit të tij, megjithëse nuk do të ishte një hap mbrapa. Në fund nuk kishim asnjë mesazh apo indikacion se Leo po planifikonte diçka të tillë”, tha Laporta.
Me ardhjen e Xavit në pankinë ka nisur Barcelona dhe një rol gjithnjë e më të rëndësishëm kanë Pedri, Gavi dhe Ferran Torres si dhe Dembele, ndërsa pritet rikthimi i supertalentuarit, por i lënduar Anus Fati.