Gianluigi Donnarumma është lënë në hije te Paris Saint Germain, pas disa gabimeve dhe pasigurish në periudhën e tij të parë në klub.
Trajneri Luis Enrique ka zgjedhur portierin rus, Safonov, për të pritur penalltitë, duke e cilësuar atë më të mirë në të parashikuar drejtimin e gjuajtjes.
“Safonov është më i mirë në të kuptuarin e krahut nga do hidhet gjuajtësi,” tha Enrique pas fitores ndaj Strasbourg, ku Safonov priti penalltinë e fundit.
Ndërsa Donnarumma ka një rekord të shkëlqyer në serinë e penalltive (85.7% fitore), trajneri spanjoll ka preferuar të investojë te portieri rus, i cili ka bërë paraqitje të shquara, përfshirë 5 penallti të pritura radhazi.
Zgjedhja e Enrique ka ngjallur spekulime për një preferencë të fshehur ndaj Safonov, ndoshta edhe për të shmangur nostalgjinë për Donnarumma, i cili luajti një rol kyç në fitimin e Ligës së Kampioneve për PSG.









