Me anë të një postimi në Facebook, aty ku ka postuar edhe një foto, kryeministri Rama ka falënderuar ambasadorin e BE, Luigi Soreca, për punën e bërë në vendin tonë teksa ai ka mbyllur mandatin dhe do të largohet.
Në tre gjuhë, shqip, anglisht dhe italisht, teksa i uron suksese në detyrën e re që do të marrë, Rama thotë se Shqipëria do jetë gjithmonë shtëpia e tij.
POSTIMI I RAMES
“Faleminderit i dashur Luigi për punën tënde të palodhur në Shqipëri🇦🇱
Thank you dear EU ambassador for the great respect toëards Albania🇪🇺
Grazie di tutto caro amico napoletano🇮🇹
Suksese në detyrën e re and do never forget, l’Albania sara sempre casa tua🙏”