-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK po mbush qelitë, shteti hap “thesin”, miliona të tjera për incineratorin e Elbasanit

Kryesoret

Shteti do të japë edhe 2.5 milionë lekë shtesë për koncesionin e incineratorit të Elbasanit. Fondi i radhës është dhënë nga Agjencia e Administrimit të Pronave, e cila kërkon roje private për ambientin.

Shpenzimeve për incineratorin e Elbasanit, tashmë nën sekuestro dhe hetim nga prokuroria do tu shtohen dhe ato për ruajtjen.

Referuar dokumenteve të APP, Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara ka kërkuar që të blihet sigurim prone për ‘Albtek Energji’.

Prokurimi është hapur më 23 mars me një fond limit prej 2.5 milionë lekësh dhe afati i fundit për paraqitjen e ofertave është data 4 prill.

Autoriteti kërkues kërkon që pjesëmarrësit të ngjashme me vlerë përkatësisht 1 milionë lekë gjatë tri viteve të fundit dhe gjithashtu duhet të jenë pajisur me leje për ushtrim të aktivitetit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.

Në këtë procedurë janë përjashtuar brokerat dhe agjentët e sigurimeve.

Kompania në fjalë sëbashku me pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme në pronësi të saj janë vendosur nën sekuestro që prej dhjetorit të vitit të kaluar pas hetimeve në SPAK.

Ndërtimi i ka kushtuar buxhetit të shtetit 24 milionë euro dhe sipas kontratës duhet të kishte kaluar në varësi të bashkive të qarkut pas përfundimit të tij.

Gjithashtu është thënë se ky incinerator do të ishte edhe një prodhues energjie, por nuk është miratuar ende një çmim prej ERE./ Oranews

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit