-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tabaku: SPAK të nisë hetim pasuror për të arrestuarit

Kryesoret

Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka thënë se SPAK duhet të ketë guximin për të shkuar më tej, duke përfshirë hetimin pasuror për të gjithë të arrestuarit për inceneratorët.

Ajo shkruan në rrjete sociale se duhen bashkohen dosjet për të zbuluar se ku kanë shkuar 430 mln eurot.

Sipas saj, sot paguhet me buxheti i shtetit për inceneratorin e Tiranës 80 mijë ero në ditë, duke shtuar se tashmë është koha që drejtësia të aplikohet për të gjithë.

Postimi i Jorida Tabakut:

SPAK duhet të ketë guximin të shkoj më tej duke përfshirë hetimin pasuror për të gjithë të arrestuarit.

Për këdo është e qartë që të gjitha këto çështje janë në fakt një çështje e vetme pra duhet të bashkohen dosjet për të zbuluar ku kanë shkuar 430 mln euro!

Ndiqni paranë, shihni se kush ka përfituar nga fondet publike nga buxheti i shtetit dhe taksat e shqiptarëve!

Për shkak të mos arrestimit të Grupit të Strukturuar Kriminal ende sot paguajmë mbi 90 mijë euro në ditë nga buxheti i shtetit për inceneratorin e Tiranës.

Koha të veprojmë dhe koha që drejtësia të aplikohet mbi të gjithë, përfshirë dhe ato me pallto politike!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit