-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zbulohet kush ishte në BMW në Elbasan, policia prej kohës i ishte vënë pas

Kryesoret

Nga ngjarja e dyshimtë e ndodhur në Elbasan, policia ka arritur të zbulojë personin që ka qenë në BMW, e cila u sulmua gjatë ecjes.

Nga hetimet paraprake policia ka zbuluar se në makinë ka qenë i shumëkërkuari Talo Çela.

Përfshirja e Talo Çelës në grabitjen e Rinasit

Talo Çela akuzohet se është i përfshirë në  grabitjen e ndodhur në Rinas në Prill të vitit të shkuar. U  akuzua se kishte ndihmuar në modifikimin e furgonit të përdorur me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”, për tu futur lehtësisht në pistën e Rinasit, atje dhe ku ndodhi grabitja. Pjesë e grabitjes kanë qenë edhe vëllezërit Haxhia, ku Viktori dyshohet se mori pjesë në modifikimin e furgonit.

Si lindi konflikti mes Talo Çelës dhe vëllezërit Haxhia

Ka qenë 22-vjeçari Klevis Alla, ai që ka “zbërthyer” grupin kriminal, duke treguar edhe organizatën në të cilën bënte pjesë. I penduari i drejtësisë  Klevis Alla, akuzohet si është bashkautor i katër vrasjeve. Ai ka zbuluar emrat e përfshirë në grabitjen e Rinasit. Besimir Haxhia sapo ishte licencuar si avokat dhe ka qenë i dënuar më parë në Greqi për drogë, me emrin e rremë Pëllumb Rusi. Ai ka vuajtur dënimin në burgun ku ndodhej edhe Admir Murataj, ideatori kryesor i grabitjes së Rinasit dhe i vrarë nga policia gjatë ndjekjes. Vëllai  i tij Viktori drejtonte biznesin e shitjes së automjeteve, ku u modifikua furgoni që do shërbente për grabitjen e Rinasit. Përveç strehimit të një prej autorëve, ata kishin dijeni dhe për vendin e fshehjes së parave dhe ky ka qenë një nga arsyet kryesore të vrasjes së tyre. Kështu që Tao Çela akuzohet se ka porositur vrasjen e vëllezërve Haxhia sepse ata nuk po i jepnin paratë që grabitën bashkë në Rinas.

Skenari si ndodhi vrasja e vëllezërve Haxhia

Klevis Alla i tregoi Prokurorisë edhe vendin ku ishin fshehur armët. Ai ka treguar dhe pozicionin dhe veprimet kriminale që kishin kryer të gjithë pjesëmarrësit. Sipas rrëfimit të Klevis Allës, ditën e ngjarjes së vrasjes së dy vëllezërve Haxhia, ai ka qenë shofer të një automjeti “Toyota” të vjedhur. Ndërsa Altin Ndoci, ka qenë me armë kallashnikov në sediljen e parë të makinës.

Ndërsa në sediljen e pasme kanë qenë të pajisur me dy kallashnikovë, Nuredin Dumani dhe Talo Çela. Gjithmonë sipas Klevis Allës, ata kanë mbajtur në mbikëqyrje dy vëllezërit dhe sapo objektivi i tyre është larguar nga prona e tyre “Echange” në Durrës, ata i kanë ndjekur nga pas dhe i kanë qëlluar. Dy personat që i kanë qëlluar ishin Nuredin Dumani dhe Talo Çela, ndërsa sipas bashkëpunëtorit Altin Ndoci, nuk ka hapur zjarr.

Vrasja e Bujarit, vëllait të Talo Çelës

Për vrasjen e Bujar Çelës nga Elbasani, policia ka akuzuar edhe 37-vjeçarin nga Dibra, Nuredin Dumani i cili është banues në Durrës. Gjithashtu  Dumani është i akuzuar si autori i vrasjes së dy vëllezërve Haxhia në Durrës dhe Klevis Kapllanajt në Rrogozhinë. Nuredin Dumani dhe Klevis Kapllani, janë nga i njëjti fshat, Sinaballaj dhe para se Dumani të shpallej në kërkim nga policia, ata shoqëroheshin bashkë në publik. Ai akuzohet se është i implikuar edhe në dy ngjarje të rënda në Durrës, me një bilanc prej 4 viktima, Besmir Haxhia, Viktor Haxhia, Dorjan Shkoza dhe Anxhelo Avdylit, në 2 mars 2020. Avdyli nuk ka pasur lidhje me ngjarjen, por qëlloi aksidentalisht në vendin e ngjarjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit