-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

4 milionë refugjatë ukrainas, si ndahen në shtete të ndryshme?

Kryesoret

Prej fillimit të luftës në Ukrainë, mbi 4 milionë qytetarë të vendit janë larguar në shtetet fqinje në kërkim të shpëtimit nga agresioni rus në gjithë territorin ukrainas.

Sipas të dhënave të publikuara të Kombeve të Bashkuara deri më 29 mars 2022, Polonia ka marrë peshën kryesore, me 2 milionë e 336 mijë e 799 refugjatë të pranuar.

Pas tyre, me ndryshore të madhe, radhitet Rumania, me mbi 608 mijë qytetarë ukrainas të pranuar.

Moldavia ka pranuar pak më shumë se 387 mijë ukrainas, ndërsa Hungaria, diçka më shumë se 364 mijë.

Në shifra të larta të pranimit të refugjatëve ukrainas është edhe vetë Rusia, me mbi 350 mijë të tillë. Sllovakia ka pranuar 281 mijë ndërsa, Bjellorusia kufitare, vetëm 10 mijë e 902.

Një pjesë e refugjatëve është shpërndarë edhe në vendet e Bashkimit Evropian si Gjermania, Franca apo më tej.

Asistencë për marrjen e tyre kanë ofruar edhe Britania e Madhe dhe SHBA-të.

Më saktësisht, janë 4 milionë e 19 mijë qytetarë, të cilët janë larguar nga qytetet e sulmuara apo më gjerë.

Mes vendeve që kanë pranuar refugjatë, ndodhen me numra të ulët edhe ato të rajoneve si Ballkani, ku Shqipëria ka marrë mbi 300 syresh, por si ndahen refugjatët ukrainas nëpër Evropë dhe kush shtet i ka mirëpritur më së shumti ata?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit