I shtrirë në krevat gjysmë i zhveshur dhe me plagë në kurriz, 39-vjeçari nga Dibra Nuredin Dumani nuk bëri asnjë rezistencë ndaj uniformave blu kur nga policia në Fier. Së bashku me të u prangos dhe 40-vjeçari, Henrik Hoxhaj. Ai u kap poshtë pallatit teksa bënte roje, ndërsa ishte i armatosur.
Po ashtu u shoqërua dhe një vajzë nga Kosova, e cila mendohet se bashkëjetonte me Nuredin Dumanin. Vrasësi dibran u kap pak orë pas ngjarjes së ndodhur në aksin Elbasan-Peqin, ku një makinë tip BMW u sulmua me armë zjarri.
Në këtë mjet dyshohet të ketë qenë Dumani i cili nga të shtënat mbeti i plagosur. Pista kryesore e hetimeve mbetet ajo e përplasjes mes grupeve kriminale. Agjentët kanë ngritur dyshime të forta se Nuredin Dumani mund të jetë nxjerrë në pritë nga të besuarit e tij. Nuk përjashtohet mundësia që autor i atentatit të jetë kundërshtari i tij, Talo Çela.