Drejtuesja e prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj u përball sot me trupën e Koelgjit të Posaçëm të Apelimit në seancën e mbrojtjes.
E ndërsa shkalla e parë e konfirmoi në detyrë, komisioneri publik me rekomandimin e ONM-së kërkoi shkarkimin e saj duke e çuar në shkallën e dytë dhe të fundit të vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Shqipëri.
Imeraj kërkoi lënien në fuqi të vendimit të shkallës së parë, ose riçeljen e hetimit gjyqësor dhe administrimin e provave të reja që sipas saj i shërbejnë hetimit të plotë të cështjes.