Del nga reaminacioni Nuredin Dumani. Ai ka kaluar në pavonin e kirurgjisë, por ende nuk dihen detaje të tjera lidhur me gjendjen e tij shëndetësore. As mjekët e spitalit të Traumës nuk kanë dhënë detaje për mediat.
Nuredin Dumanit në momentin e arrestimit. Ai u vu në pranga mbrëmjen e djeshme, vetëm dy orë pas përplasjes që mendohet se ka ndodhur mes tij dhe Talo Çelës, ndërsa u kap në një apartament, bazë e tij e fshehtë në Fier.
Më herët policia ka publikoi edhe video, ku Dumani shihet gjysmë i zhveshur, me pranga në duar dhe i fashuar në shpinë, ku mori një plumb gjatë shkëmbimit të zjarrit me ushtarët e Talo Çelës. Nuredin Dumani është dërguar në Spitalin e Traumës, si pasojë e plagës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se së bashku me të në aksionin e policisë, u arrestuan edhe 3 të tjerë, ku njëri prej tyre ishte ‘ushtar’ i Dumanit, Henrik Hoxhajt, 40 vjeç, i cili u kap i armatosur me një armë zjarri pistoletë në brez dhe një pistoletë në automjet, ndërsa nuk dihet ende identiteti i 2 të tjerëve dhe as roli i tyre në ngjarje. Në bazën ku ai ishte strehuar Dumani u gjetën jelek antiplumb, dylbi dhe snajper dhe armë tjetër.
Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Elbasan-Peqin pasditen e djeshme, në të njëjtin vend ku kanë ndodhur dhe atentate të tjera. Fillimisht u njoftua nga policia për BMW-në që u qëllua me breshëri dhe që ishte më targa të vjedhura në qytetin e Durrësit që në prill të vitit 2021. Mjeti BMW ishte i Nuredin Dumanit dhe pas shkëmbimit me armë zjarri që mendohet se ka pasur me Talo Çelën, braktisi makinën dhe u largua nga vendi i ngjarjes menjëherë pas të shtënave. Gjatë kontrollit policia gjeti në automjet një kallashnikov edhe një bidon me 5 litra benzinë.