Kosova është rast suksesi për administrimin e vaksinave kundër COVID-19. Kështu tha zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti. Ai foli për periudhën njëvjeçare prej se filluan të përdoren vaksinat në Kosovë.
Hoti shtoi se ka pasë shumë vështirësi, sidomos me prioritizimet e personave të parë qe duhej vaksinuar e më pas edhe me luftimin kundrejt teorive konspirative.
I pyetur se kur mund të përfundojë praktika e vaksinimit, derisa me një dozë tashmë janë vaksinuar 70% e popullatës mbi moshën 18 vjet, Hoti tha se është vështirë të vendoset për këtë. Pasi sipas tij, ka shtete që po rekomandojnë, veç dozës së tretë përforcuese, edhe dozën e katërt.
Por, sipas tij, ka rekomandime që e njëjta të bëhet njëjtë si me vaksinat sezonale.









